Incident në Kuvend: Deputetët e “Levicës” sulmojnë Zv/Kryetarin e Parlamentit!

Incident në Parlament. Seanca është ndërprerë pasi dy deputetët e “Levicës”, Apasievi dhe Krrmovi kanë thyer kompjuterin e Zv/Kryetarit të Kuvendit, Goran Misovskit dhe kanë gjuajtur me letra në drejtim të tij. Incidenti ndodhi pasi 87 deputetë nuk pranuan kërkesën e Levicës që nga rendi I ditës të tërhiqet debate për Rregulloren e Kuvendit. Seancën e ka ndërprerë Kryeparlamentari Talat Xhaferi./KlanMacedonia