Incident në fund të ndeshjes, Messi në qendër të vëmendjes

Argjentinasit festuan pas një kthesë me golat e Lautaro Martinez dhe Correa, dhe pas përfundimit të ndeshjes ndodhi një incident.

Kishte shumë zhurmë, ku në qendër të vëmendjes ishte Messi, i cili kishte diçka për t’i thënë kapitenit të ekipit vendas Moreno.

Messi pësoi provokime të ndryshme gjatë ndeshjes, kështu që në fund vendosi të lajë hesapet me anëtarët e ekipit kombëtar bolivian. Kishte sharje dhe fyerje nga të gjitha anët, asgjë e pazakontë për klimën e futbollit të Amerikës së Jugut.

Pas disa minutash debate të nxehta, tensioni u qetësua, Messi dhe ekipi i tij festuan triumfin që ishte i vështirë të arrihej.