Het-trik i Neymar, Brazili merr fiton e dytë radhazi

‘Seleçao’ kanë mposhtur në udhëtim Peru me rezultat 2:4, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022. Këtë ndeshje shkëlqeu anësori Neymar.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Carillo, por Neymar barazoi shumë shpejt nga pika e bardhë.

Tapia i riktheu avantazhin peruianëve, megjithatë mysafirët reaguan përmes Richarlison për të vënë baraspeshën.

Ylli i PSG realizoi edhe dy gola në fund, njërin nga penalltia, për fitoren 2:4 dhe kompletimin e het-trikut.

Brazili ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, kurse Peru një sosh.