Dëmtohet përmendorja e dëshmorit Ismet Bajrami!

Sot rreth orës 17:00 është dëmtuar përsëri Përmendorja e Dëshmorit Ismet Bajrami.
Përmendorja dhe Flamuri janë djegur nga benzina por personat nuk dihen akoma ndërsa rasti është paraqitur në polici. Deri më tani nuk ka as një informatë për rastin se kush qëndron pas kësaj por kjo që ndodhë është e 4-ta herë ku autoritetet e rendit nuk kanë bërë zbardhjen e rastit se kush qëndron pas kësaj dhe pse ?

Ne do të ruajmë gjakftohtësinë kurse rastin do ta lëmë në duart e policis për zbardhjen e rastit pasi që kanë lërë dhe gjurmë si duket në foto aty afër qëndron edhe kazerma e policis dhe ushtris. Besojmë dhe shpresojmë se mundet të jenë kapur edhe nga kamerat e siguris të cilët qëndrojnë në kazermën e policis dhe ushtris pasi që ajo qëndron aty afër dhe është tereni nënkontrollin e tyre.
Dyshime nuk kemi nga askush.
Nuk fajësojmë askënd përderisa rastin ta zbardhin organet e shtetit edhe atëherë të shohim se kush qëndron pas këtijë sulmi që i bëhet përmendorës së Dëshmorit Ismet Bajrami.
Këtu nuk kanë treguar trimëri e as burrëri ndërkohë që frigacakët i bëjnë këto veprime.

24.10.2020