Ilkay Gundogan ‘pajtohet me një marrëveshje trevjeçare’ për t’u larguar nga Man City

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare për t’u larguar nga klubi anglez në fund të muajit.

Pasi bëri përshtypje te Borussia Dortmund, Gundogan iu bashkua Cityt në vitin 2016 në një marrëveshje me vlerë 20 milionë funte. Ai ishte nënshkrimi i parë i Pep Guardiolës si trajner i Cityt.

Që atëherë, ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e fundit të klubit pasi shënoi disa gola jetik, duke përfshirë atë të fitores në finalen e FA Cup fundjavën e kaluar.

Megjithatë, ndërsa sezoni po afrohet drejt fundit, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që Gundogan të largohet kur kontrata e tij të skadojë në fund të muajit.

Është raportuar se gjermani ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare për t’iu bashkuar Barcelonës.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, gjigantët katalunas planifikojnë të konfirmojnë transferimin pas finales së Ligës së Kampionëve të kësaj fundjave.

Është pohuar se Barcelona ka hapësirë ​​të mjaftueshme pagash për të lejuar 32-vjeçarin t’i bashkohet klubit.

Menaxheri i Barcelonës, Xavi besohet të jetë një tifoz i madh i Gundogan dhe ka të ngjarë ta vendosë atë direkt në 11-shen titullare së bashku me lojtarë si Frenkie De Jong, Pedri dhe Gavi.

Ndryshe, që nga bashkimi me klubin nga Etihad, Gundogan ka bërë 303 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 60 gola.

Deri më tani, ai ka ngritur 13 trofe si lojtar i Cityt, duke përfshirë pesë tituj të Ligës Premier, katër Kupa EFL, dy Kupa FA dhe dy Superliga të Anglisë.