Haradinaj përkujton Vokrrin: Falë tij jemi në FIFA dhe UEFA

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj e ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, në përvjetorin e pestë të vdekjes.

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga një sulm në zemër, shkruan lajmi.net.

 

 

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetet sociale theksoi se falë Vokrrit Kosova është anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun”.

“Sportin tonë sot bota e njeh përmes punës së palodhshme të Fadil Vokrrit. Jemi në FIFA e UEFA, falë tij. Fadil Vokrri është frymëzimi i sportistëve sot, i atyre nesër e i secilës gjeneratë”.

 

 

“Mirënjohës përjetë kontributit të tij për sportin dhe për Kosovën përgjithësisht” – shkroi Haradinaj në Facebook./Lajmi.net/