Ilir Meta: Ndryshimi i kufijve, katastrofë për rajonin (Video)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vlerëson se rivizatimi i kufijve në Ballkan do të përbënte një katastrofë për rajonin dhe nuk do të ishte zgjidhje për stabilitetin e tij, shkruan gazeta LAJM.

“Në rajoni tonë nuk ka kombe të mëdha dhe kombe më të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera evropiane që mbrohen, respektohen në mënyrë të njëjtë nga të gjithë. Nuk mund të jetë zgjidhje ripërcaktimi i kufijve në rajonin tonë sepse kjo çështje është provuar dhe ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin por edhe për kontinentin ku ne jemi. E vetmja zgjidhje është respektimi i të gjitha minoriteteve nga kushdo qoftë në rrugën e duhur, në mënyrën evropiane. Vetëm kjo do të sjell stabilitetin e duhur, do të forcojë bashkëjetesën dhe do të përmirësojë edhe klimën e biznesit”, tha mes tjerash presidenti Meta.

Presiendeti Ilir Meta këto komente i bëri në ligjeratën e organizuar nga ITSHKSH me temën “Shqiptarët në mileniumin e ri – sfidat dhe perspektivat” .