Ilir Demiri ministër i shëndetësisë, Naim Bajrami i shoqërisë informatike dhe administratës

Sot në Kuvend, në kuadër të seancës së 143-të, u votua për zgjedhjen e dy ministrave të rinj: Ilir Demiri për postin e Ministrit të Shëndetësisë dhe Naim Bajrami për postin e Ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës. Kjo zgjedhje erdhi pas shkarkimit të Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliut nga pozitat e tyre, një vendim i propozuar nga Kryeministri teknik.

Ilir Demiri dhe Naim Bajrami u zgjodhën me një shumicë prej 63 votash për, pa vota kundër dhe pa abstenime. Pas zgjedhjes, ata dhanë deklarata solemne për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.