Iker Bravo afër kalimit te Real Madrid

Lojtari i Bayer Leverkusen, Iker Bravo është afër transferimit te Real Madridi.

‘Mbretërit’ janë në kërkim të një sulmuesi dhe Bravo po shihet si alternativa për ekipin madrilen.

Sipas ‘AS’, Reali është shumë afër transferimit të ish-lojtarit të akademisë së Barçës.

Në garë për spanjollin është edhe rivali i qytetit të ‘Los Blancos’, Atletico Madrid, por janë kampionët e Evropës që po kryesojnë.

Mbetet të shihet nëse do arrihet një marrëveshje finale në mes klubeve për 17 vjeçarin.