IGFM me apel publik deri te Xho Diogardi

LETËR PUBLIKE
Drejtuar: Zt. Joseph DioGuardit

Zt. Josef Dioguardi, thirrjen Tuaj publike, përmes TV Lajm të Shkupit që “Të gjithë shqiptarë të bashkohen rreth Ziadin Selës”, e ndoqëm me vëmendje dhe këte e dëshirojm dhe ne, por, në rastin konkret, ne gjykojmë se Koalicioni duhet të jetë 3 (tre) palësh edhe me shumë te bashkohen mos te përcahet vota , gjë që do të thotë se, pjesë e koalicionit ASH-AAA duhet të jetë edhe partia e vetme opozitare, Lëvizja Besa.
Zt. Joseph DioGuardi, nuk e dijmë a e dini se, në filllim të qeverisjes së LSDM-së së Zt. Zoran Zaev, ASH ishte pjesë e qeverisjes, ashtu siç edhe tani pjesë e qeverisjes është partia Alternativa. Vetëm Lëvizja Besa nuk ka qenë pjesë e asnjë qeverije, as në atë të VMRO-DPMNE-së dhe as në këtë të LSDM-së. Pra, parti e vetme e pastër opozitare ka qenë vetëm Lëvizja Besa. Pra, koalicioni ASH-AAA pa LB-në nuk mund të quhet Koalicion i opozitës shqiptare; prandej, kërkojmë që edhe Ju, përmes autoritetit Tuaj, të ndikoni që Koalicioni të jetë trepalësh: ASH-LB-AAA; sepse, në të kundërtën e kësaj, pa koalicionin trepalësh, ne të IGFM-Maqedonia e Veriut dhe të gjitha shoqatat dhe intelektualët shqiptarë, vlerësojmë se deri sa shkilen te drejtat e shqipëtarëve, vetëm me një koalicion gjysmak: ASH-AAA, fitorja është e diskutueshme. Ndërsa, në të kundërtën e kësaj, nëse koalicioni do të jetë trepalësh: ASH-LB-AAA, fitorja do të jetë jo vetëm e sigurtë, por do të jetë edhe e thellë. Ju faleminderit për mirëkuptimin Tuaj!

Shkup, 21.02.2020
Në emër të IGFM-Maqedonia e Veriut,
Kryetari, Mr.Dr. Adil Mustafa