Idealistët e Frontit Europian!

Shkruan: Medai Shaholli

Kohëve të fundit janë shpeshuar dekleratat e liderëve shqiptarë si Ali Ahmeti dhe Zeadin Sela e të tjerë, mbi idenë e krijimit të ‘Frontit Europian’, rreth së cilit do duhej të ishin përfshirë të gjithë partitë politike shqiptare pa përjashtuar edhe SDSM-në e bllokut sllavo-maqedon me qëllimin final, miratimin e ndryshimeve kushtetuese si dera e fundit e hapjes së negociatave me BE-në.

Ky na qënkësh ‘Fronti Europian’ që për hir të eurointegrmeve të bëjmë kurban identitetin kombëtar dhe gjuhën shqipe!
Pra, mbetja e nofkës së 20% në kushtetutë për partiçkat tona ‘shflerka’ të pushtetit nuk ka asnjë vlerë identitare para eurointegrimeve.

Le t’ia kujtojmë liderucëve tanë qëndrimin e premierit Dhimo vitin e kaluar kur tha se ‘Pa njohjen e gjuhës maqedone dhe identitetit kombëtar maqedon ne heqim dorë nga eurointegrimet’!

E kuptoni ju liderucë shqitarë se çdo të thotë të futesh pa identitet gjuhësor në BE!
Shumë nga zhurmaxhinjtë tanë thonë se BE-ja do ta detyrojë ‘drzhavën’ ta shlyej nofkën e turpit nga kushtetuta.
Jo zotërinj, BE-ja nuk do t’i kërkojë ‘drzhavës Severna’ ta shlyej nofkën e turpit ndaj shqiptarëve nga kushtetuta, po aq sa i ka kërkuar Greqisë të njohë minoritetet e saj brenda shtetit Helen!

‘Front Europian’ në një koalicion parazgjedhor si një trup i vetëm me SDSM-në brenda, do të ishte çmenduria e radhës në vazhdën e çudirave shqiptare!

Ky ‘Fronti Europian’ nuk do ishte tjetër veç një koalicion i dytë i ‘Mozheme’ i partiçkave shqiptare me SDSM-në që nuk shpie asgjëkundi, por i denigron dhe i zhbën shqiptarët si faktor dhe si popull.

Ndaj, ‘Front Europian’ mund të ketë me të gjitha subjektet politike shqiptare përballë qeverisë Dhimo dhe bllokut sllavo-maqedon :
Se nuk mund të votohen ndryshimet kushtetuese duke përdhosur identitetin gjuhësor të kombit shqiptar siç është nofka e 20%!
Ky do ishte zëri i ndërgjegjes kombëtare dhe i interest kombëtar!
Të tjerat janë broçkulla dhe rrëfenja për fëmijët e kopshtit.