Ibrahimovic me lëvdata për Leaon

MILAN, ITALY - NOVEMBER 03: Zlatan Ibrahimovic (R) of AC Milan shakes hands with Rafael Leao during the UEFA Champions League group B match between AC Milan and FC Porto at Giuseppe Meazza Stadium on November 03, 2021 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij Rafael Leão dhe ka konsideruar se portugez është e ardhmja e Milanit.

Leao po kalon në një sezon fenomenal me Milanin, duke e ndihmuar kështu ekipin e tij të shpallet kampion I këtij stinori në Seria A.

Ishte Ibrahimovic që së fundmi ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, duke e cilësuar atë si e ardhmja e ekipit ‘Rossoner’.

“Leao njeriu ynë, fenomeni ynë dhe e ardhmja jonë. Nuk duhen më fjalë. miku im. Ai pati një sezon të shkëlqyer. Tani duhet të mbash këmbët në tokë dhe të vazhdosh të punosh fort, sepse miku im sapo ke nisur”, tha sulmuesi suedez.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe 10 asistime këtë sezon.

Ai gjithashtu u shpall lojtari më i mirë në Serie A.