Courtois: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve për herë të parë

Portieri Real Madrid, Thibaut Courtois, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Liverpoolit, e vlefshme për finalen e Ligës së Kampionëve.

Courtois ka folur sot përpara ndeshjes ndaj Liverpool.

Belgu tha se shpreson ta fitojë trofeun e tij të parë, pasi ishte pranë ta fitonte atë në vitin 2014, por ishte pikërisht Real Madridi që e mposhti në finale Atletico Madridin 4:1.

“Kthehem për të luajtur një finale pas 8 vitesh, e humba atë sfidë, por shpresoj të fitoj nesër për herën time të parë Championsin dhe Marcelo dëshiron të pestin. Ne kemi të njëjtën dëshirë për historinë e Real Madrid”, tha Thibo.

Portieri i Realit u pyet gjithashtu edhe për Benzeman, dhe e cilësoi si një lojtar kyç të ekipit.

“Është gjithnjë e më i mirë, ai është bërë një lojtar kyç. Ai nuk ndalet”, vazhdoi ai.

Courtois tha se të gjithë lojtarët janë gati për këtë finale.

“U stërvitëm shumë mirë, ne jemi gati për këtë sfidë. Trajneri i ka bërë të gjitha lëvizjet teknike që ne duhet të praktikojmë në këtë finale, dhe ne jemi gati për të luajtur këtë finale”, përfundoi ai.

Finalja në mes Liverpool – Real Madrid zhvillohet nesër, në orën 21:00.