Ibrahimoviç i bën vetes dhuratë për ditëlindje një Ferrari

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimoviç me rastin e ditëlindjes së 40-të i ka bërë vetes një dhuratë shumë të veçantë.

“Urime ditëlindjen Zlatanit”, ka shkruar ai në Twitter, ngjitur me një veturë “Ferrari”.

Suedezi ka festuar ditëlindjen e tij me ekipin pas stërvitjeve të mëngjesit, në Milanello më një tortë të madhe të ditëlindjes.

Diçka të ngjashme ai ka bërë edhe në vitin 2019, ku për ditëlindjen e 38-të i ka dhuruar vetes një “Ferrari Monza SP2”.