Ibrahimi: Afrimi dhe Zijadini do të zgjidhin çështjen e veteranëve të UÇK-së

Kandidati për deputet i koalicionit “Tash është koha”, Zeqirja Ibrahimi, në tubimin e sontëm në Kumanovë ka pyetur liderin e LSDM, me që ka marrë vota nga shqiptarët, pse nuk i lejon banorët e Çashkës të mësojnë shqip dhe pse e heq flamurin në Strumicë.

Ai ka porositur qytetarët që,në kohën kur shqiptarët nuk lejohen që të kërkojnë vota në Shtip, Strumicë unë i lus gjithë shqiptarët të mos lejojnë që ata të marrin vota në vendbanimet shqiptare, ata nuk e meritojnë votat e shqiptarëve.

“Çdo votë shqiptare që shkon për LSDM shkon në konto të BDI-së, mos të mashtrohemi prapë. Një temë tjetër që dua të flas është edhe ajo e ish luftarëve të UÇK-së. Asnjë parti politike nuk i ka hije që në programin e saj ta shkruaj çeshtjen e UÇK sepseajo nuk është pronë e partisë por e shqiptarëve. Ne sguxojmë të manipulojmë me emrin e shënjtë të UÇK. Por ama u premtoj të gjithëve se shokt e mi, Afrimi dhe Ziadine dhe gjithë të tjerët e kanë për obligim në shenjë të kombit që të angazhohen rreth çështjes së veteranëve fyt për fyt me çdo parti tjetër”, deklaroi Ibrahimi.