I moshuari nga Negotina vdes pas një aksidenti me traktor

Një person nga Negotina ka ndërruar jetë pas një aksidenti me traktor, informoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB-Veles.

“Në rrugën Negotinë – fshati Kurija, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin T.E. (75) nga Negotina, duke drejtuar një traktor “IMT-539″, me targa të Negotinës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe nga lëndimet e marra, ka vdekur në vendin e aksidentit. Vdekja është konstatuar nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë”, tha Dodevski.

Inspektimi në vendin e ngjarjes ka kryer edhe Prokuroria./ALSAT