I mituri nga Kumanova përgundoi në Spital pas helmimit me alkool

Rasti është denoncuar pas mesnate në policinë e Kumanovës

Një i mitur nga Kumanova ka përfunduar në spital pasi është intoksikuar me alkool.

Rasti është regjistruar gjatë natës, ndërsa i mituri është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me shenja të helmimit nga alkooli.

Sipas njoftimit të policisë, më 31 gusht 2026, në orën 00:16, në SPB Kumanovë është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm se tek ta ishte sjellë një person i mitur nga Kumanova, i cili ishte i intoksikuar me alkool.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.