I kuptoj portalet e partive humbëse të 12 prillit, por Alternativa me aklamacion ka pranuar listën e kryetarit Afrim Gashi!

BekimSali

E kuptoj dëshirën e shumë portaleve-megafonë të partive të caktuara humbëse më 12 prill, që duan të shkaktojnë përçarje, por e vërteta është se nëse ka një parti shqiptare që me aklamacion e ka pranuar propozimin e kryetarit për listën zgjedhore, ka qenë pikërisht AlternAtivA.
Kryetari Afrim Gashi, Sekretari i Përgjithshëm, Skënder Rexhepi – Zejdi, ministri i Kulturës, Dr. Hysni Ismaili dhe të gjithë kandidatët e tjerë të Alternativës në këto zgjedhje, janë përfaqësuesit më meritorë dhe më dinjitozë jo vetëm të partisë sonë, por edhe të gjithë shqiptarëve në vendin tonë.
Ata janë metafora e aktivistëve dhe votuesve tanë, por edhe e të gjithë shqiptarëve.
Mirupafshim në festën e fitores më 12 prill.