I dyshuari për përdhunimin e vajzës 14-vjeçare shkon në paraburgim

Gjykata Themelore në Prilep vendosi paraburgim 30-ditor për një person 48-vjeçar, i cili është i dyshuar për veprën penale „përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç“.

Është caktuar paraburgimi maksimal nga 22 gushti – thonë nga Gjykata Themelore në Prilep.

Prokurori Stevço Binoski nga Prokuroria Themelore Publike e Prilepit deklaroi se gjykata e Prilepit pranoi kërkesën e tyre për caktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, i cili sipas denoncimit kreu përdhunimin e vajzës. Binoski theksoi se hetimi për rastin është në vazhdim, duke mos dhënë detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Publiku i Prilepit është i tmerruar nga rasti.