I dërgoi drone gjatë kohës kur ishte në “BBVA”, Luizi surprizon fansin në ditën e martesës

Gjatë qëndrimit të tij në “BBVA”, Luizi fitoi simpatinë e publikut.

Ai ka marrë një numër të madh të droneve, shkruan lajmi.net.

Së fundi, fituesi i edicionit të dytë të “BBVA”, ka zgjedhur mënyrën më të mirë për të falenderuar një ndër fansat e tij të ‘zjarrtë’ i cili e ka mbështetur dhe i ka dërguar drone kur ai ndodhej brenda shtëpisë.

Në ditën e tij më të veçantë, siç është ajo e dasmës Luizi ka kënduar live për të, ndërsa video e ka postuar në InstaStory teksa krahas saj ka bërë një shkrim falenderues për dhëndrrin.

“Faleminderit për dronat Kristi. Ishte minimum që mund të bëja për ty. Të trashëgohesh.”, ka shkruar Luizi krahas videos.