“A m’don” pëlqehet nga publiku, Don Xhoni: Sikur vjet edhe sivjet, iu prisha matematikat e verës

Don Xhoni vazhdon të shijojë suksese të shumta nga koncertet e shumta e projektet e shumta.

Së fundi ka publikuar projektin e ti “A m’don” i cili u pëlqye shumë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Se ky do jetë projekt i suksesshëm e kishte paralajmëruar edhe vetë reperi.

Një reagim e ka bërë edhe pas suksesit të këngës.

“Sikur vjet edhe sivjet, A m’don ja u ka prish matematikat e verës. Vet dmth edhe prap ma e madhja e verës.”, ka shkruar Don Xhoni.

Ndryshe, reperi kishte publikuar vitin e kaluar “Katile”, e cila ishte shumë e pëlqyer.