Hyseni: “Kryeministri shqiptar” ka magjepsur të gjithë – partitë shqiptare të bashkohen rreth kësaj nisme (VIDEO)

Analisti Blerim Hyseni vlerëson se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptarë në Maqedoninë e Veriut mund të realizohet, por për një gjë të tillë, sipas tij, partitë shqiptare duhet të kenë qendrim unik. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Hyseni tha se, është i habitur jo vetëm nga kundërshtimi i ashpër i palës maqedonase për këtë ide, por edhe nga reagimet në opinionin shqiptarë.
“Mendoj që është një nismë e cila ka magjepsur jo vetëm shqiptarët, por ajo që nuk mund ta paramendoj janë reagimet e menjëhershme të opinionit maqedonas, në veçanti partive politike maqedonase të cilat këtë ide e pranuan sikur ka rënë hataja në këtë vend. Mendoj që është një inciativë e realizueshme, por për realizimin e kësaj duhen disa parakushte. Një ndër to dhe esenciale është bashkimi i faktorit politik shqiptarë në Maqedoni rreth kësaj ideje. Çdo herë që partitë shqiptarë kanë pasur unitet dhe kanë vepruar bashkërisht edhe rezultatet nuk kanë munguar. Mua më habit reagimi i opinionit shqiptarë, pse që në start paragjykohet si ide. Edhe nëse në këto zgjedhje nuk realizohet kjo ide, është e rendësishme që në opinion të mbijetojë kjo ide dhe partitë politike duhet të angazhohen për realizimin e kësaj ideje”, u shpreh analisti Blerim Hyseni.

Hyseni: “Kryeministri shqiptar” ka magjepsur të gjithë – partitë shqiptare të bashkohen rreth kësaj nisme (VIDEO)

Hyseni: “Kryeministri shqiptar” ka magjepsur të gjithë – partitë shqiptare të bashkohen rreth kësaj nisme (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Wednesday, June 17, 2020