Huqja e madhe e VAR-it në ndeshjen Shqipëri – Çeki, ia anuluan golin Mujës në mënyrë të parregullt

Kombëtarja shqiptare e futbollit shënoi fitore të madhe të enjten mbrëma kundër Çekisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Kuqezinjtë fituan 3:0 kundër Republikës Çeke në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Triumfi i të besuarve të trajnerit Sylvinho ka mundur të jetë edhe më i thellë sikur të pranohej goli i Arbnor Mujës në pjesën e dytë.

Muja shënoi në portën çeke golin e katërt, por pas rishikimit me VAR ai u anulua për pozitë jashtë loje.

Në fakt, vendimi i VAR-it në këtë moment është tejet diskutabil, për faktin se vija nuk ishte vendosur siç duhej.

Për këtë lëshim të madh të gjyqtarëve pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale duke u tallur me ta./Lajmi.net/