Ai na mungon neve gjithmonë – Rodrigo De Paul me fjalë të mëdha për Lionel Messin

Rodrigo De Paul ka pranuar se Argjentinës gjithmonë i mungon Lionel Messi kur ai nuk është në dispozicion për lojë dhe ka thënë se gjithçka është gjithmonë më mirë kur ai nuk ka lëndime.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë luajti nuk luajti në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026 me Bolivinë në shtator, pasi po vuante nga një lëndim.

Ky lëndim bëri që ai të merrte vetëm 72 minuta lojë për Inter Miami në MLS përpara se të grumbullohej me Argjentinën edhe një herë.

Messi u la në stol për 53 minuta në takimin me Paraguajin, por bëri një paraqitje mbresëlënëse teksa goditi shtyllën në dy raste por edhe pati një përleshje të vogël me Antonio Sanabrian , i cili e pështyu argjentinasin.

De Paul, i cili është një mik i ngushtë i Messit dhe shprehet i kënaqur që ka atë përkrah tij, duke treguar për TyC Sports se si 36-vjeçari e bën jetën më të lehtë për të gjithë kur është në fushë.

“Megjithëse ne luajmë në një nivel shumë të lartë, gjithmonë na mungon, ne duam ta kemi gjithmonë në ekip. Shpresoj që ai të kthehet në ndeshjen tjetër sepse me të gjithçka është gjithmonë më mirë. Për mua është kënaqësi të kthehem dhe ta shoh atë në fushë”, ka thënë De Paul.

Argjentina, e cila qëndron në krye të tabelës së kualifikimeve të CONMEBOL pasi ka marrë pikët maksimale nga tre ndeshje kualifikuese deri më tani, do të rikthehet në aksion të martën e ardhshme kundër Perusë, por ende nuk është përcaktuar nëse Messi do të jetë plotësisht i gatshëm për ta nisur nga fillimi këtë sfidë.