Humb jetën një person në Liqenin e Ohrit

Një i moshuar është mbytur në liqenin e Ohrit, njoftojnë nga SPB Ohër.

Një person gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete në ujërat e Liqenit të Ohrit në afërsi të autokampit “As” afër Strugës.

Njoftimin për AIM e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB-së së Ohrit, Stefan Dimoski, duke treguar se kufoma është vërejtur nga notarët në plazh.

Në vendngjarje ka intervenuar një ekip i ambulancës së Strugës, ku nuk ka pasur shenja jete tek mbytësi. Një ekip policor ka inspektuar vendin në prani të prokurorit publik dhe ekipit mjekësor.