Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta dirigjenti dhe ‘Mjeshtri i Madh’ Kujtim Alija

‘Mjeshtri i Madh”, dirigjenti, pedagogu dhe organizatori e palodhur, Kujtim Alija u nda sot nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen.

Dirigjenti Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare dhe ne ngritjen e brezave te rinj. Ai ishte drejtuesi i Festivalit Mbarëkombëtar te femijeve dhe “Bilbilat e vegjël kendojne”. Ai Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës.

Pas diplomimit ka filluar punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

Një ndër meritat e rëndësishme të dirigjentit dhe organizatorit Kujtim Alija është edhe rikthimi në Shkodër, pas 17 vitesh, i orkestrës simfonike, shumë e njohur ndër vite për profesionalizmin dhe aktivitetet e saj.