Hong Kong, policia arreston protestuesit në një qendër tregtare

Policia në Hong Kong ka arrestuar dhjetëra protestues dhe ka përdorur gaz lotsjellës të shtunën për të shpërndarë protestuesit që po tentonin të pengonin punën e një qendre tregtare.

Protestuesit kanë pasur për cak qendrat tregtare në Hong Kong që nga java e kaluar, duke vendosur maska të zeza dhe duke brohoritur “Kthehuni në Kinë”.

Sheung Shui, vend që gjendet afër qytetit kinez Shenzhen, është i njohur për tregti me produkte të blear në Hong Kong dhe që shiten në Kinë.

Qindra mijëra persona kanë protestuar në Hong Kong për më shumë se gjashtë muaj, ndonëse me raste ka shpërthyer dhuna dhe janë rritur shqetësimet se Pekini do të internevojë për të ndaluar këto organizime.

Protestuesit janë të zemëruar pasi shohin ndërhyrjen kineze në liritë e Hong Kongut, të premtuara ndaj këtij vendi kur Britania i ka dorëzuar Kinës këtë territor më 1997.

Hong Kongu, është pjesë e Kinës, mirëpo funksionon sipas organizimit “një shtet, dy sisteme”.