Për dallim prej shumë artistëve, të cilët gjatë kësaj periudhe vendosën të sjellin projekte të reja muzikore, Alban Skënderaj bëri diçka tjetër.
Ai ka publikuar në YouTube koncertin e plotë “Hapësirë e një ëndrre”, i cili këtë vit u mbajt në Prishtinë.
Përmes një postimi, këngëtari ua uroi të gjithë fansave çdo të mirë për vitin në të cilin po hyjmë.
“Ne keto dite festash, per adhuruesit e mi nuk mund te dhuroja muzikalisht dicka me te mire se sa nje koncert te plote ku cdo fjale, cdo note, cdo buzeqeshje e cdo lot buron drejt e nga shpirti im per ju e me ju.
Per ju qe nuk e keni ndjekur shpresoj qe keto caste t’ju dhurojne nje buzeqeshje me shume ne kete fundvit duke ju uruar me te miren per vitin qe po vjen!”, ka shkruar ai.