Arijanet Muric drejt transferimit te skuadra angleze

Anëtari i Manchester City, Arijanet Muric, pas dështimit në huazimin te Nottingham, është gati për një aventurë të re.

‘Nottinghampost’ shkruan se kosovari është afër kalimit te rivali i Nottingham, Rotherham, transmeton lajmi.net.

Aro kalonte pjesën e parë të sezonit te Nottingham, por regjistronte vetëm pesë paraqitje para se të kthehej te City në janar.

Mbetet të shihet nëse Aro Muric do të arrijë të mbyll marrëveshje me skuadrën e Rotherham United.

Loading...