Hidhet gurthemeli i çerdhes “Fidani” në Çair

Sot në Çair u hedh gurthemeli i çerdhes ” Fidani” njoftuan nga Komuna e Çairit. Bëhet fjalë për objektin më të ri në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” në rrugën Kemal Sejfulla. Nga komuna thonë se do të jetë çerdhja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në vendin tonë.

“Duke e pasur parasysh faktin se Komuna e Çairit është ndër komunat më të dendura në Evropë, ndërtimi i këtij objekti do të zmadhojë kapacitetet infrastrukturore të arsimit dhe do ti përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme nevojës aktuale për inkuadrimin e gjeneratave të reja në procesin edukativo – arsimor. Padyshim se kjo çerdhe që do të jetë ndër më e madhja në territorin e vendit do ti jep një dimension më cilësor edukimit të fëmijëve tanë.” Ai uroi punë të mbarë dhe përfundim sa më të shpejtë të procesit duke i faleminderuar përfaqësuesit e qeverisë për angazhimin në drejtim të realizimit të këtij projekti”, tha Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Nga komuna kanë treguar edhe për detajet e projektit, ku hapësira e përgjithshme e ndërtimit është 3150 m2, vlera e projektit 120.083.880,00 denarë, kapaciteti hapësinor 350 fëmije dhe gjithsej 21 kabinete.

Në hedhjen e gurthemelit të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, zëvendës kryeministri i parë z. Artan Grubi, ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, ish zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale z. Gönül Bayraktar, koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, deputetë, funksionarë dhe veprimtarë të arsimit.