Pas 10 vitesh, Noizy i kthehet ‘dashurisë’ së vjetër

Një prej emrave më të suksesshëm të muzikës shqiptare është edhe Noizy.

Reperi është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, të cilat pëlqehen nga fansat e tij, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me artistë ndërkombëtar.

Së fundi, përmes një videoje në Instagram, Noizy tregoi se i është kthyer boksit, teksa shfaqet duke ushtruar.

Në mbishkrimin që ia la videos, ai bëri të ditur se këtë sport nuk e ka praktikuar prej 10 vitesh.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Noizy është “Bando Diaries, remiks ky në bashkëpunim me Dutchavelli,OneFour, Kekra dhe Divine.