Hertha shpreson të kompletojë transferimin e Xhakës të premten e ardhshme

Hertha Berlin vazhdon të insistojë për transferimin e Granit Xhakës.

Sipas ‘Daily Mail’, skuadra gjermane janë optimistë se mund të arrijnë një marrëveshje me Arsenal për të nënshkruar me Granit Xhakën deri në fundin e javës së ardhshme, përcjell lajmi.net.

Xhaka raportohet të ketë rënë dakord për kushtet personale me Herthan, dhe dëshiron të largohet nga ‘Emirates Stadium’ kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Lojtari ka prishur raportet me tifozët në muajin nëntor gjatë ndeshjes me Crystal Palace.

Kujtojmë se Xhaka te Arsenal është transferuar në verën e vitit 2016 nga Borussia Monchengladbach./