Hera e dytë që PSG-në e shpëton koha shtesë

Gjiganti francez, Paris Saint Germain, ka fituar për herë të dytë rresht në minutat shtesë.

Kjo pasi që në ndeshjen kundër Lyonit të Xherdan Shaqirit, PSG fillimisht u gjend në disavantazh në minutën e 54-të të takimit kur për Lyon shënoi Paqueta ndërsa 12 minuta më vonë barazoi Neymar.

Ndërsa për golin e fitores, PSG-së iu desh të pres deri në minutën e 92-të të kohës shtesë, ku pas një asistimi të Neymar shënoi Icardi për 2-1.

Kurse, në ndeshjen e mbrëmshme, PSG u përballë me Metz.

Kur u mendua se PSG do të ketë një fitore të lehtë pas një goli të hershëm të Hakimit qysh në minutën e pestë, Metz barazoi në minutën e 39-të me anë të Kouyate.

Pjesa e parë u mbyll me atë rezultat, kurse golin e fitorës e shënoi përsëri Hakimi në minutën e fundit të kohës shtesë, atë të 94-të.