Barcelona s’po shihet më si favorit absolut për t’i fituar ndeshjet

BARCELONA, SPAIN - APRIL 04: The Barcelona logo is seen on a flag waving above the stadium prior to the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between FC Barcelona and AS Roma at Camp Nou on April 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Njëra nga ekipet më të mëdha në Spanjë, Barcelona, tash e disa kohë nuk është duke kaluar nëpër një fazë të mirë.

Andaj, kompanitë e basteve këtë klub nuk po e shohin më si favorit absolut për t’i fituar ndeshjet, qoftë edhe përballë një skuadre si Cadiz, me të cilën do të ndeshet sonte.

Në ndeshjen e kaluar, Barcelona e priste në shtëpi Getafen, por që nuk arriti të marr më shumë se një barazim në minutat e fundit.

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë, që prej largimit të yllit të kësaj skuadre, Lionel Messi teksa ish trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, tha se “nuk mund ta shoh Barcelonën se si është katandisur”.