Hatërmbetje dhe thumbime? Don Phenom zbulon raportin me Taynën

Tayna dhe Don Phenom sollën hitin “Columbiana” në vitin 2018.

Madje, famë të jashtëzakonshme, reperja mori nga ky bashkëpunim, shkruan lajmi.net.

Por, pas një kohe ra në sy se dyshja nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin në ‘Instagram’.

Përtej kësaj, Tayna shprehej gjithnjë mirënjohëse për bashkëpunimin.

Se kishte krisje mes tyre, u ngritën dyshime edhe më shumë, kur Don Phenom, injoroi pyetjen e gazetarit lidhur me raportin me Taynën gjatë një interviste.

Pas kësaj, Tayna pati reaguar në ‘Instastory’ një status ku shkruhej: Jam kaq e fokusuar tek vetja dhe jeta ime… Nuk ma ndjen se kush është i shtirur, kush ngatërrohet me mua, kush e mori këtë, kush e mori atë…Nëse nuk është diçka pozitive apo motivuese atëherë vërtetë që nuk ma ndjen.

E së fundi, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, ai foli për jetën në Amerikë, njohjen me bashkëshorten dhe suksesin në muzikë, e ndër të tjera edhe për raportet me reperen.

I pyetur për thashethemet që kanë qarkulluar se nuk flet me të, ai kishte një përgjigje.

“Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”, tha ai.

Ani pse ai dha këtë deklaratë, dyshja vazhdojnë të kenë njëri-tjetrin në ‘Instagram’.