Fabregas: S’mund ta mohoj, do të ishte ëndërr ta drejtoja Barcelonën

Cesc Fabregas ka zbuluar dëshirën e tij për të qenë trajner.

Ylli spanjoll, Fabregas ka folur lidhur me planet e tij për të ardhmen dhe mes këtyre planeve është edhe puna e trajnerit.

I pyetur nëse do të donte ta drejtonte skuadrën e Barcelonës, Fabregas ka pranuar se është një ëndërr për të.

“S’mund ta mohoj që do të ishte një ëndërr ta drejtoja Barcelonën një ditë”, ka thënë Fabregas, transmeton lajmi.net.

“Koha do të tregoj. Tani dua vetëm të përgatitem sa më mirë që të bëhem trajner”, shtoi ish-anëtari i Barcës.

Barcelona aktualisht drejtohet nga Xavi Hernandez dhe duket se ky i fundit do të jetë në stol për një kohë të gjatë.