Harry Winks në Itali për të nënshkruar me Sampdoria

Winks do të kalojë në Serie A.

Mesfushori anglez, Harry Winks do të kalojë në kampionatin elitar të futbollit italian, për të vazhduar karrierën e tij.

Winks s’ka gjetur hapësira te skuadra e Tottenham dhe sipas raportimeve të fundit lojtari ka udhëtuar drejt Italisë, për të kompletuar transferimin te Sampdoria, përcjell lajmi.net.

Winks do t’i bashkohet skuadrës së Sampdoria në formë huazimi, për një vit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Sampdoria, Carlo Osti. “Ne kemi një marrëveshje për të nënshkruar me Harry Winks, kështu që kontrata finalizohet së shpejti”, tha ai.