Chelsea do ta blejë kartonin e Aubameyang për 23 milionë euro

Pierre-Emerick Aubameyang do të kthehet në Premier League.

Skuadra e Chelsea është e vendosur të bëjë edhe një lëvizje për sulmin, pak para mbylljes së merkatos.

Sipas raportimeve të Gerard Romero, Chelsea do të transferojë yllin e Barcelonës, Aubameyang, përcjell lajmi.net.

Barca do ta shesë kartonin e lojtarit për shumën e 23 milionë eurove.

Chelsea po ashtu duhet të shtojë diçka në formë të bonuseve, bazuar në kushtet që caktohen në marrëveshje.

Gjithçka pritet të kompletohet në orët e ardhshme.