Haaland arrin një gol për çdo 15 prekje në Premier League

Erling Haaland e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Premier League.

Sulmuesi norvegjez, Haaland kaloi te skuadra e Manchester City gjatë kësaj vere, dhe pritshmëritë ndaj tij ishin të larta.

Megjithatë, Haaland po dëshmon veten mjaft mirë, duke arritur një gol për çdo 15 minuta, përcjell lajmi.net.

Haaland ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshjet e para të luajtura në kampionatin anglez.

Në xhiron e fundit, norvegjezi shënoi het trik ndaj Crystal Palace, për të ndihmuar skuadrën e tij të përmbyste rezultatin.