Harry Kane është i paprekshëm

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane është i paprekshëm.

Disa lajme qarkulluan se Bayern Munich kishte shfaqur interesim për sulmuesin e ‘Spurs’, Kane, por diçka e tillë thuhet të mos jetë e vërtetë.

Fabrizio Romano, njofton se Tottenham Harry Kane e konsiderojnë të paprekshëm, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër edhe lajmet për interesimin e ekipit bavarezë për anglezin nuk janë të vërteta, pasi e ka konfirmuar gazetari i afërt me klubin.

Christian Falk ka njoftuar se gjiganti gjerman nuk kanë qenë pas Kane.

Kështu, e ardhmja e 28 vjeçarit do të jetë në ‘Tottenham Stadium’.