Busquets do të transferohet drejt Amerikës, sezonin e ardhshëm

Sergio Busquets do të largohet nga ‘Camp Nou’, sezonin e ardhshëm.

Busquets ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, ndërsa nuk është diskutuar një zgjatje e marrëveshjes.

Këtë sezon ai është një nga lojtarët kryesor për Xavi Hernandez, por i tillë nuk pritet të jetë sezonin e ardhshëm.

Sipas burimeve të Fabrizio Romanos, Busquets do të luajë në Major League Soccer sezonin e 2023-24, përcjell lajmi.net.

Qëndrimi i tij këtë edicion është i sigurt, po aq sa duket të jetë largimi i tij sezonin e ardhshëm.