Haradinaj uron Festat e Nëntorit: Përulemi përjetësisht para të rënëve për liri të të gjitha kohërave

Ish- kryeministri i Kosovës, Rasmush Haradinaj, u ka uruar gjithë shqiptarëve Festat e Nëntorit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se përulemi përjetësisht para të rënëve për liri të të gjitha kohërave.

“Të dashur shqiptarë, Urime Festat e Nëntorit. Përjetësisht përulemi para të rënëve për liri të të gjitha kohërave. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari. Nderime sot, për ushtarët dhe oficerët që i shërbejnë Atdheut.”, ka shkruar Haradinaj.

Sot në Tiranë është mbajtur një mbledhje e përbashkët mes dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Përfaqësuesit e dy shteteve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, si dhe nevojën që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Aty u përmendën edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe u theksua se lufta e UÇK-së është faqe lavdie në historinë e kombit shqiptar./Lajmi.net/