Haradinaj: Të papranueshme, presionet ndaj zyrtarëve të rinj policorë në veri

Kosovo's Prime Minister Ramush Haradinaj talks during an interview withe Reuters in Pristina, Kosovo, October 16, 2017. REUTERS/Hazir reka

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se janë të papranueshme presionet dhe kërcënimet që janë duke u bërë ndaj pjesëtarëve të rinj të komuniteteve në Policinë e Kosovës.

“Pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare”.

“Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv