Haradinaj: Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë para mediave se AAK do të prezantojë planin për rimëkëmbje në vlerë prej 1 milionë eurosh, shkruan lajmi.net.

Ai tutje ka thënë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

“Do të prezentojmë planin tonë të rimëkëmbjes në vlerë prej 1 miliard euro. Nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje”, tha ai.

Në këtë kuadër ai foli edhe për mërgatën.

“Unë e kuptoj mërgatën, ishim një në përpjekjet për liri, mbesim një edhe në përpjekjet për demokraci. Ju bëj thirrje njerëzve tanë që jeta i ka degdis në vende të ndryshme të jenë në Kosovë dhe për Kosovën më 14 shkurt”, tha ai.

Ndërsa ministrja Haradinaj tha se Haradinaj si kandidat për president gëzon edhe respektin e liderëve botërorë si Angela Merkel e Joe Biden. /Lajmi.net/