Haraçina mirëpret kthimin e Basri Bajramit në politikë, menaxher i suksesshëm dhe luftëtar kundër krimit

Basri Bajrami, njëri ndër kryetarët më të suksesshëm të komunës së Haraçinës deri tani, ka vendosur të rikthehet në politikë. Ai do të jetë kandidat i Lëvizjes Besa në listën e përbashkët me LSDM-në, në njësinë zgjedhore numër dy. Shumë banorë të Haraçinës e mirëpresin kthimin e tij , sepse përveç që pati një mandat të suksesshëm katërvjeçar në aspektin ekonomik, ai u shqua edhe në luftën kundër krimit në këtë komunë.
Për këtë arsye, rikthimin e Basri Bajramit në politikë, banorët e Haraçinës e shohin si mundësi për vazhdim të luftës së suksesshme kundër strukturave kriminale.
Bajrami edhe zyrtarisht është propozuar për deputet, kurse sipas informacioneve të sigurta pritet të ketë pozitën e shtatë në listë, që sjell mandat të sigurt të deputetit.