Hapet leximore në Çair, por s’ka bibliotekë (VIDEO)

U hap leximorja e parë në komunën e Çairit.

Në vitrina kishte të vendosura disa libra.

Por ku do të marrin lexuesit libra, pasi në Çair askund nuk ka bibliotekë me libra shqip!

Adile Palloshi Ajeti punon në Bibliotekën kombëtare në Shkup, ndërsa thotë se mungesa i librarive shqipe në Shkup është evidente.

Në komunën e Çairit ka bibliotekë?

“Jo jo, kanë shkollat bibliotekat e tyre për ndryshe bibliotekë e qytetit është vetëm ajo kombëtare e vetmja multietnike”, u shpreh Adile Palloshi Ajeti.

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu thotë se projekti është gati për ndërtimin e bibliotekës.

“Për momentin ka vetëm kushte ku mund të mësojnë të përgatiten për provime. Kurse biblioteka me leximore në partneritet me Qytetin e Shkupit e kemi kaluar në këshill dhe janë siguruar mjetet fillestare dhe është shpallur për furnizime publike për projektin ideor”, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Ndryshe hapësirat e leximores kanë janë 3 klasa. Ato do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 22 të mbrëmjes. Në këtë hapje solemne morën pjesë shumë fytyra të larta të partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim./TV21