Hapen kufijtë për shërbimin e Ohrit për shpëtim nëpër male

Po hapen kufijtë për shërbimin e Ohrit për shpëtim nëpër male. Përveç në Maqedoni, ata tani do të mund të veprojnë edhe në anën e Shqipërisë. Sipas përllogaritjeve, më së voni për një orë e gjysmë, shpëtimtarët do të mund të arrijnë në destinacionin final nga pranimi i thirrjes për ndihmë për t’u dalë në ndihmë personave në nevojë. Vetëm në dy vitet e fundit, shpëtimtarët e Ohrit nëpër male kanë pasur 21 raste të banorëve dhe turistëve të humbur apo të lënduar, të cilët me sukses i kanë nxjerrë dhe shpëtuar.

Kjo nënkupton, nga momenti i thirrjes, ekipi jo më gjatë se 1 orë e gjysmë arrin në vendin e duhur. Për momentin, kemi automjet vetëm për veprim në tokë. Në bashkëpunim me MPB-në, në projektin e ardhshëm planifikohet bashkëpunim më i ngushtë dhe pajisje me njësi të helikopterit, që në ardhmen të mund të shfrytëzojmë edhe aviacion – deklaroi Antonio Dodevski- shërbimi malor i shpëtimit, Ohër.

Ideja është që të vendoset sistem prej 24 orëve që do të mundësoj kushte të sigurta për të gjithë turistët, dashamirët e maleve dhe aventurat turistike, por edhe për banorët e Ohrit, Resnjës, Debërcës, Vevçanit dhe Strugës në Maqedoni si dhe Pogradecit dhe Gramshit në Shqipëri.

Gramshi ka shumë pika turistike, kemi liqen dhe ujëvare dhe kuptohet që realizimi i një projekti të këtillë do të kontribuojë për siguri më të madhe të vizitorëve e me këtë edhe zhvillim më të mirë të turizmit, që ka shënuar rënie vitet e fundit – u shpreh Klaudijan Taçi- kryetar i komunës së Gramshit.

E pranon informacionin me të dhënat elementare, në cilën pikë duhet të kalojë, sa njerëz janë dhe çfarë pajisje duhet. Në të njëjtën kohë, shërbimet operative që janë në terren, dogana dhe policia, sipas protokollit, paralajmërohen dhe njerëzit e përfshirë në misionin e shpëtimit nuk humbasin asnjë sekondë – deklaroi Vlladimir Pivovarov- qendra koordinuese nacionale për menaxhim kufitar.

Shpëtimtarët do të munden pa pengesë dhe shpejtë ta kalojnë kufirin ujorë të liqenit të Ohrit nëse ka nevojë për intervenim. Të gjitha aktivitetet janë pjesë e projektit, i financuar nga BE-ja.