Hani vetëm? Një ndër shkaqet kryesore të palumturisë

Ndarja e një vakti me miqtë ose familjen ka efekte shumë pozitive në sistemin tonë nervor, duke stimuluar prodhimin e endorfinave në tru sipas një studimi nga Oxford Economyics.

Ngrënia vetëm ndonjëherë mund të jetë përvojë relaksuese pasi mund të përtypini ushqimin si të dëshironi, ta teproni me sasinë e ushqimit apo të mos respektoni rregullat e mirësjelljes.

Por nëse hani ushqim rregullisht vetëm, mund t’ju sjell trishtim ose pakënaqësi.

Sipas studimit të Oxford Economyics se nëse hani ushqim nën shoqërinë e të tjerëve ju ndihemi më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën tuaj.

Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit që ndajnë një vakt me të tjerët kanë më shumë të ngjatë të ndihen mirë me veten e tyre.

“Ndarja e një vakti me të tjerët është thelbësore sepse kur hani vetëm keni më pak dëshirë për të gatuar dhe për rrjedhojë jeni më pak të vëmendshëm për cilësinë dhe larminë e dietës,”-tha profesori i La Sapienza, Lorenzo Donini.

Ndërsa shtoi se të qenit së bashku rreth një tryeze është një faktor që ka bashkuar gjithnjë qeniet njerëzore.

“Nuk është rastësi që, gjatë pushimeve familjet mblidhen në tryezë për të ngrënë në shoqëri,”-u shpreh Donini.