Hangzhou mirëpret mysafirët ndërkombëtarë të Lojërave Aziatik

Më mesditën e 23 shtatorit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan shtruan një banket në Hangzhou, për të mirëpritur mysafirët ndërkombëtarë të ardhur për ceremoninë e hapjes së Lojërave të 19-ta Aziatike që zhvillohen në Hangzhou, citon CMG.

Xi mbajti një fjalim të rastit, duke shprehur mirëserdhjen e ngrohtë për mysafirët ndërkombëtarë, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes. Xi vuri në dukje se sot flaka e lojërave aziatike do të ndezet sërish në Kinë. “Jemi të gatshëm të punojmë së bashku me Këshillin Olimpik të Azisë dhe delegacionet nga vende e rajone të ndryshme, për t’i paraqitur botës një aktivitet madhështor sportiv me ‘karakteristika kineze, stil e entuziazëm aziatik’, duke kontribuuar për zhvillimin e lëvizjes olimpike aziatike dhe ndërkombëtare.” – tha Xi.

Xi theksoi se lojërat aziatike mbartin shpresat e bukura të popujve aziatikë për paqe, bashkim dhe gjithëpërfshirje. Në dekadat e fundit, rajoni ynë ka ruajtur stabilitetin e përgjithshëm dhe rritjen e shpejtë ekonomike, duke arritur mrekullinë aziatike.

“Si një komunitet me një të ardhme të përbashkët, ku malet dhe detet janë të lidhura sikurse njerëzit e lidhur ngushtë me kulturën dhe civilizimin e njëri-tjetrit, ne duhet të nxisim paqen nëpërmjet sporteve, të respektojmë parimet e vullnetit të mirë dhe përfitimit të ndërsjellë me fqinjët tanë, t’i rezistojmë mentalitetit të Luftës së Ftohtë dhe konfrontimit të kampeve, duke e bërë Azinë një spirancë të qëndrueshme për paqen botërore. Ne duhet të nxisim bashkimin nëpërmjet sporteve, të shfrytëzojmë mundësitë historike, të bashkëpunojmë për të përmbushur sfidat, të praktikojmë moton e Këshillit Olimpik të Azisë ‘Gjithmonë duke ecur përpara’ dhe të zgjerojmë rrugën e zhvillimit të përbashkët, hapjes dhe integrimit në Azi. Ne duhet të nxisim përfshirjen përmes sporteve, të rrisim besimin kulturor, të respektojmë shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë dhe të vazhdojmë të shënojmë arritje të reja për civilizimet aziatike.” – theksoi Xi në fjalimin e tij.