“Hana” arriti miliona shikime brenda tre javësh, Fifi shprehet e lumtur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi është emër shumë i njohur për publikun.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale dhe me projekte të ndryshme muzikore.

Para tre javësh Fifi ka publikuar këngën “Hana”, ku këtë këngë ia ka dedikuar të dashurit të saj.

E kjo këngë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi që brenda kësaj periudhe të shkurtër ka arritur ti grumbulloj mbi pesë milionë klikime.

Lidhur me këtë sukses është shprehur Fifi e cila përmes një “InstaStory” ka treguar se është e lumtur.

“Sepse jam e lumtur”, shkroi këngëtarja.

Kjo këngë është bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz, pas rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP”.

Kujtojmë se Fifi tani është në lidhje me biznesmenin Adis Patushin.